Në Portugali ka shpërthyer një polemikë e vërtetë arbitrale pas fitores së së premtes mbrëma të Sporting Lisbonës ndaj Santa Clara me rezultatin 4-2. Ajo që bëri bujë ishte një faull i pretenduar i Flavio Gonçalves, mbrojtës i Sporting, ndaj Fernandes në minutat e fundit, kur rezultati ishte 3-2 për vendasit. Porto protestoi në rrjetet sociale duke postuar kontaktin e dyshimtë, ndërsa Benfica shkoi edhe më tej.
Klubi i teknikut Jose Mourinhos, në fakt, u ndal te detajet duke theksuar, gjithmonë me një video, tre favore të mundshme arbitrale në favor të Sporting. Të qarta ishin fjalët që shoqëruan videon: “Nuk ka më turp”. Të tre klubet janë në garë për fitimin e titullit kampion, me Porton e Fariolit në krye me 72 pikë, i ndjekur nga Sporting me 68 dhe Benfica me 65.

JÁ NEM HÁ VERGONHA! pic.twitter.com/KGzPFlUpVq
— SL Benfica (@SLBenfica) April 3, 2026