Benfica, akuza të rënda në Portugali: “Prokuroria kërkon ta pezullojë nga të gjitha kompeticionet”

Duket se një rast i përmasave të mëdha është gati të shpërthejë në Portugali, ku përfshihet një nga klubet ikonë të vendit, Benfica. Sipas asaj që raportoi CNN dhe më pas edhe nga A Bola dhe gazetat e tjera portugeze, Prokuroria ka kërkuar që klubi të pezullohet nga të gjitha garat. Akuzat janë për mashtrim tatimor dhe korrupsion.

ÇFARË KA NDODHUR?
Sipas Prokurorisë, Benfica ka paguar 4.2 milionë komisione për dy lojtarë të liruar, kundrejt një kostoje reale prej 725 mijë eurosh. Sipas autoriteteve, drejtuesit e klubit falsifikuan shifrat dhe shërbimet e ofruara për të tërhequr miliona nga arkat e klubit. Në qendër të hetuesve është Luís Filipe Vieira, president i Benfica nga viti 2003 deri në 2021, i akuzuar se ka falsifikuar marrëveshjet dhe ka futur në xhep shuma të mëdha parash.

Rui Costa, presidenti aktual i klubit portugez, është liruar nga akuzat dhe nuk do të mbajë përgjegjësi penale për rastin. Ndryshe është situata për personalitete të tjera të rëndësishme të klubit, drejtues dhe teknikë, për të cilët u kërkua ndalim total. Mes tyre, përveç ish-presidentit, janë Paulo Goncalves, Fernando Oliveira, Vitor Valente dhe Paulo Grencho.

PROKURORIA E KA SERIOZISHT
Në majin e kaluar, personat e përfshirë në këtë hetim ishin thirrur nga Prokurori Publik për të raportuar rastin te hetuesit. Mes tyre Rui Costa, i cili më vonë u shfajësua siç u përmend. Më pas procedimi ka vazhduar me email dhe tani Prokuroria ka kërkuar pezullimin e të gjitha garave për një periudhë nga 3 muaj deri në 6 vjet. Përveç “Shqiponjave”, i njëjti pezullim u kërkua edhe për Vitoria Setubal, klub që tashmë luan në kategorinë e dytë.

Në një deklaratë, Benfica tha se do t’i analizojë në detaje të gjitha akuzat me avokatët e saj dhe në të njëjtën kohë garantoi se do të mbrohet “pa hezitim ndaj çdo akuze të pabazë”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top