Bellingham e quajti “përdhunues” Greenwood: nis hetimi me lexim buzësh, Jude rrezikon dënimin spektakolar

Mbrëmjen e së enjtes u luajt ndeshja mes Getafe dhe Real Madrid, e vlefshme për La Liga. Skuadra e Carlo Ancelotti doli fituese 0-2 falë dygolëshit të Joselu. Por ndeshja u vendos në të gjitha faqet e para të gazetave spanjolle për shkak të përplasjes që ndodhi në fushë mes Bellingham dhe bashkatdhetarit të tij te Getafe, Greenwood.

AKUZA NDAJ MASON GREENWOOD
Ish-futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood po përballet me një akuzë të rëndë nga e dashura e tij që e denoncoi për përdhunim. Ka pasur beteja ligjore që kanë ndikuar edhe në karrierën e anglezit vitet e fundit. Tashmë rilindja në Spanjë te Getafe ku duket se ka gjetur qetësinë për të luajtur futboll. Por për të ndeshja kundër Real Madrid pati një përfundim të keq.

BELLINGHAM E QUAJTI ‘PËRDHUNUES’
Një stuhi e vërtetë polemikash u përplas mbi Jude Bellingham, i cili dyshohet se u bë protagonist i një gjesti shumë të shëmtuar. Gjatë një përplasjeje loje me bashkatdhetarin e tij, Jude i bërtiti fjalën përdhunues (rapist në anglisht). Getafe i kërkoi Federatës Spanjolle të Futbollit të analizojë pamjet dhe të lexojë buzët e Bellingham. Mesfushori i Carlo Ancelottit mund të dënohet rëndë me një pezullim të gjatë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top