Belind Këlliçi publikon dëftesat dhe diplomën e shkollës: Më lini 5 minuta të krenohem

Belind Këlliçi, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Tiranës, ka publikuar ditën e sotme të gjitha dëftesat e tij që nga klasa e parë deri tek diplomat dhe tituj e marrë. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” ai i ka bërë thirrje Erion Veliajt, që të tregojë edhe ai diplomat që ka marrë në universitet.

“Unë do të tregoj që të bëjmë transparencë për të gjithë qytetarët, se e kam unë merak, meqë ky (Veliaj) “është me shkollë” dhe unë “pa shkollë”, meqenëse kam mbi një muaj që e ftoj të vijë në studio dhe të flasim edhe për këtë çështje, meqënëse më keni pyetur mbi dhjetëra herë, meqënëse s’kanë lënë studio pa më pyetur për këtë temë, a ka mundësi të më lini pesë minuta të krenohem për një nga arritjet e mia më të mëdha në jetë?!”

“Për kuriozitet kam gjetur edhe semestrin e parë të klasës së parë! Urdhëro! Për ata që kanë merak. Të lutem, mund ta shohësh: Abetare shumë mirë, Matematikë, Edukatë, Vizatim, Këngë… Urdhëro, ai është semestri i parë dhe kjo është e klasës së parë!”

Publikimi i këtyre diplomave dhe dëftesave vjen pas akuzave të bëra ndaj tij se nuk ka diplomë universiteti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top