Belgjika njeh zyrtarisht Palestinën: Nuk duhet të shihet si shpërblim për Hamasin

Kryeministri belg Bart De Wever konfirmoi se Belgjika ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestines, gjatë një konference në SHBA. Edhe shtetet si Franca, Britania, Kanadaja dhe Australia kanë premtuar njohjen e Palestinës, por duke i vënë disa kushte.

“Deklaratat e fundit të një numri ministrash izraelitë, përfshirë vetë kryeministrin, se nuk do të ekzistojë kurrë një shtet Palestine janë një arsye shtesë për të riafirmuar të drejtën dhe nevojën që palestinezët të kenë shtetin e tyre”, tha De Wever në fjalimin e tij në konferencën e OKB-së për zgjidhjen e konfliktit me dy shtete.

Belg News Agency raportoi Kryeministri se De Wever u shpreh se njohja e Palestinës nga sheti belg, nuk duhet të merret si shpërblim për Hamasin. Ndërsa konfirmoi sinjalin e fortë politik dhe diplomatik të Belgjikës, kryeministri këmbënguli se njohja e plotë ligjore do të vinte vetëm pasi të liroheshin të gjithë pengjet, Hamasi të largohej nga pushteti dhe të mbaheshin zgjedhje në Palestinë. Ai gjithashtu u kërkoi vendeve arabe të njihnin zyrtarisht Izraelin.

Ndërsa Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ambasada e Parisit në Palestinë do të hapet vetëm pasi të lirohen pengjet dhe të arrihet një armëpushim në Gaza. Deri më tani 150 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së tani e njohin Palestinën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top