“Beleri”/ Shqyrtohet sot kërkesa për lejen e betimit si kryebashkiak, ambasadorja greke në GJKKO

Kostantina Kamitsi, amabasadorja e Greqisë ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për të ndjekur seancën e Fredi Belerit që do të shqyrtoj marrjen e lejes së posaçme si kryebashkiak i zgjedhur i Himarrës. Beleri vijon të ndiqet nga përfaqësuesit e Greqisë në seancat e tij që vazhdojnë prej muajsh.

Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top