Beleri pritet me brohorima dhe duartrokitje në Athinë: Edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm

Eurodeputeti Fredi Beleri ka mbërritur në Athinë ku dha dhe një deklaratë për mediat greke. Ai është pritur me përqafime, duartrokitje dhe brohorima. Ai deklaroi për mediat se “tashmë edhe në Shqipëri thonë se jam i pafajshëm”.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenar që shkoj të marr detyrën si eurodeputet për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes”, tha Beleri në deklaratën e tij të parë nga Greqia. Beleri kishte një mesazh edhe për himariotët, ku tha se “ata kanë nënën Greqi për t’i mbrojtur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top