Beleri për median greke: Do të rikthehem në burg, nuk do ia jap askujt kënaqësinë të ndërmarrë masa të tjera

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri ka zhvilluar një intervistë për median greke “Mega” ku ka folur në lidhje me problemet me drejtësinë shqiptare si dhe betimin e tij. Gjatë fjalës së tij, Beleri u shpreh se ndihet i lumtur që u zgjodh eurodeputet, por theksoi se synimi i tij ishte të betohej si kryetar i bashkisë së Himarës.

“Sigurisht që ndihem pjesërisht i justifikuar. Synimi im ishte të betohem si kryetar i bashkisë së Himarës, por para meje hapet një perspektivë e re”, tha paraditen e së enjtes eurodeputeti nga Strasburgu ku ndodhet për votimin e sotëm për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit.

Ai më tej shtoi se ka një hidhërim pasi në vitin 2024 ka vende që nuk respektojnë zgjedhjet dhe nuk respektojnë vullnetin e popullit

“Nuk e di nëse Edi Rama dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. E di që njerëzit e duan. Qytetarët shqiptarë tashmë jetojnë në Bashkimin Europian. Është një fakt që shqiptarët janë azilkërkuesit e parë në vendet e BE. Është një fakt që qytetarët e një vendi që kërkojnë azil do të jenë shumë shpejt pjesë e familjes europiane”.

Siç shpjegoi ai, nëse nuk kthehet në Shqipëri, atëherë qeveria Rama do të marrë masa ndaj tij.

“Atje është shtëpia ime, është jeta ime dhe nuk do t’i bëj askujt këtë favor. Unë do të jem përsëri në burg edhe për pak kohë, shpresoj”, tha ai.

Për sa i përket zgjedhjeve që do të mbahen në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u shpreh se shpreson që zgjedhjet të përmirësohen dhe të bëhen më të mira.

“Ne gjithmonë shpresojmë që zgjedhjet të përmirësohen dhe të bëhen më të mira. Fatkeqësisht, 34 vjet pas rënies së regjimit komunist, zgjedhjet e ndershme dhe të paanshme janë një domosdoshmëri”, tha Beleri.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top