Beleri në gjyq: Rama do zgjedhje të reja në Himarë, por do humbë sërish!

Pak para marrjes së vendimit nga Gjykata e Posaçme, Fredi Beleri, kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës tha se qëllimi i arrestimit të tij janë zgjedhjet e reja në Himarë, por që sipas tij Partia Socialiste do t’i humbasë sërish.

Sipas Belerit, SPAK dhe prokuroria e Vlorës kanë vepruar nën urdhrat e qeverisë dhe dështuan të garantojnë një proces të rregullt gjyqësor në rastin e tij. Sipas tij, Rama do të zhgënjehet sërish në Himarë, pasi do të humbë edhe zgjedhjet e radhës.

“SPAK u përpoq të krijojë prova dhe të mbulojë gabimet e prokurorisë së Vlorës në procesin ndaj meje. U përdorën thëniet e një dëshmitari të dënuar për mashtrim siç ishte Arsen Rama. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt dhe u mohuan provat që unë paraqita në gjyq. Qëllimi i arrestimit tim janë zgjedhjet e reja në Himarë, por Rama do të zhgënjehet sepse do të humbë sërish. E kuptoj që trupi gjykues është nën presion, por u kërkoj t’i shërbeni vetëm drejtësisë” është shprehur Beleri në sallën e gjyqit.

Pas fjalës së të pandehurit, trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka janë tërhequr për të marrë vendim. SPAK ka kërkuar 2 vjet e 6 muaj burg për Belerin, të cilin e akuzon për blerje votash.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top