Beleri mbetet në burg/ Si do procedohet me marrjen e mandatit?

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e çështjes “Beleri”, në Gjykatën e Posaçme. Gjykata ka vendosur për Belerin, masën e arrestit me burg.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kakoveshi u arrestuan më 12 maj, pasi një shtetas bëri denoncim në Prokurori për blerje votash.

Avokati i Fredi Belerit ka dhënë deklaratë për mediat, ku është shprehur mbi masën që Beleri me Kakoveshin ka marrë. Avokati tregon që kanë kërkuar masë më të lehtë, duke pasur si argument gjendjen shëndetësore të të dy arrestuarve, ku shton këtu se Kakoveshi ka kryer dhe një transplant zemre.

Avokati i Fredi i Belerit: Fredi Beleri kërkoi vetëm drejtësi nga gjykata.

Do e ankimojmë vendimin në Gjykatën e Apelit, pasi Beleri nuk është takuar asnjëherë me të inflirtuarin.

Nuk duhet vendosur masë sigurimi për dy shtetasit

Më absurdja ishte që Kokaveshi në gjendje të rëndë shëndetësore, menduam që mund të kishte marrë një masë më të lehtë, se ka kryer dhe transplant.

Asgjë nuk paraqitën, ne dorëzuam dokumente shëndetësore.

Si do procedohet me marrjen e mandatit?

Kur të dalë kryeministri pyeti.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top