Beleri letër të hapur ambasadës së SHBA dhe BE: S’më lejojnë të betohem! Dosja e sajuar

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri i është drejtuar me një letër të hapur ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane, ku thekson midis të tjerash se prej 12 majit të vitit të shkuar ndodhet në paraburgim dhe prej atëherë nuk i lejohet të bëjë betimin.

Sipas tij, SPAK i ka vënë në dispozicion provat “që provojnë atë që unë kam deklaruar që ditën e arrestimit tim, që isha viktimë e veprimeve arbitrare të paligjshme të policisë, të ndikuara nga shprehjet e hapura ofenduese dhe fyese të Kryeministrit ndaj meje”.

Në letër, Beleri thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundraligjshme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim”.

“Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim”, thekson ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top