Bektashi del nga SPAK, nuk jep asnjë koment për gazetarët

Fatmir Bektashi, biznesmeni i njohur si ortaku i dhëndrit të ish-Kryeministrit Sali Berisha ka përfunduar paraditen e sotme qëndrimin në SPAK, ku kërkohej për të zbatuar masën “Detyrim Paraqitje.

Bektashi është ndaluar pas qëndrimit të tij në ambientet e Prokurorisë së Posacme nga gazetarët për të dhënë një deklaratë lidhur me paraqitjen e tij. Biznesmeni ka shkaktuar të qeshura për gazetarët duke qenë se pas çdo pyetje që i drejtohej ai tundtte kokën dhe nuk kthente përgjigje.

Gazetarët i bën pyetje të njëpasnjëshme për t’i marrë një përgjigje, por biznesmeni është dukur të qëndroj disa minuta para tyre krejt i heshtur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top