“Bëji një urim Inter për finalen e Champions?”: Marchisio ‘ekzalton’ juventinët

Pikat mbi I për sezonin e Juventus dhe mbi finalen e Champions League mes Inter e PSG. Claudio Marchisio, i pranishëm mbrëmë në Inalpi Arena në Torino për finalet e Kings League italiane, spanjolle dhe franceze, foli kryesisht për këtë. Dhe e theksoi, në njëfarë mënyre, besimin e tij të madh bardhezi. Ish-mesfushori bardhezi, i pranishëm në finalet e Kings League, foli për sezonin e Juventusit dhe për super sfidën që vlen titullin e kampionit të Europës.

Marchisio: “Thuram më i miri i Juves”
Siç raporton TuttoSport, ish-mesfushori e nisi nga lojtarët më të mirë të sezonit, në Serie A dhe jo vetëm: “Në portë Sommer, duke parë që është gati për të luajtur finalen e Champions-it, ndërsa jashtë vendit Donnarumma. Në mbrojtje Buongiorno dhe Acerbi. Në mesfushë McTominay, në sulm Marcus Thuram dhe Yamal.” Më pas, “Princi i Vogël” kaloi te ish-skuadra e tij, Juventus: “Kush ka qenë lojtari më i mirë bardhezi i sezonit? Khéphren Thuram. Nëse Juve arrin të kualifikohet për Champions do të jetë një sezon pozitiv, përndryshe do të ishte sërish një sezon zhgënjyes. Tudor? Nuk është e lehtë të japësh një gjykim për të, sepse ka ardhur në mes të kampionatit dhe nuk më takon mua të gjykoj nëse e meriton konfirmimin, kjo do të varet nga shoqëria.”

Marchisio: “Urim për Inter? Jo, le të fitojë më i miri”
Së fundi, Marchisio u përqendrua te finalja e Champions, tashmë gjithnjë e më afër, ku për trofeun do të garojnë PSG dhe Inter: “Kam pasur fatin të jem në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Paris dhe PSG është një skuadër me nivel të lartë. Në Champions ka qenë e detyruar të rritet, por Luis Enrique është i përvojës. Ka një skuadër të re, por me individualitete të mira. Mund të japin gjithçka për të fituar, edhe pse unë e konsideroj Interin më të kompletuar. Gjithsesi është një finale dhe do të jetë një finale e madhe.” Në fund, një pohim që padyshim nxjerr në pah besimin e tij bardhezi: “Një urim për Interin? Asnjë urim, le të fitojë më i miri.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top