Bëhet virale një video kur P Diddy përpiqet ta puthë muzikantin Bonos

Një video është duke riqarkulluar online, e cila tregon momentin e sikletshëm kur Sean ‘Diddy’ Combs afrohet për të puthur muzikantin Bono të “U2” gjatë ceremonisë “Golden Globes” në vitin 2014.

Videoja tregon Diddy-n në skenën e “Golden Globes”, ku do të prezantonte çmimin për Këngën Origjinale më të Mirë, që iu dhurua grupit “U2”. Por, në momentin kur Bono u ngjit në skenë për të marrë çmimin, ai është përballur me një moment të sikletshëm.

Teksa përqafohet me Diddy-n, ky i fundit duket se tenton ta puthë në buzë, ndërsa Bono shmanget duke u tërhequr pas.

Pas shfaqjes së videos, adhuruesit e Bonos kanë nisur të komentojnë online se gjuha e tij e trupit gjatë atij moenti të sikletshëm ishte shenjë se ai e dinte mjaft mirë se kishte diçka që nuk shkonte me reperin.

“Radar Online” citon një burim të brendshëm, i cili është shprehur se “është e pamundur që ai [Bono] të ketë patur dijeni se deri ku shkonte shthurja e tij [Diddy-t], por Bono nuk donte kurrë të ishte në praninë e tij, edhe para 10 viteve. Bono ende rrënqethet kur e kujton atë moment.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top