Behen virale fotot e Diddy dhe Jlo gjatë një debati

Së fundmi janë bërë virale pamjet të cilat tregojnë Sean “Diddy” Combs dhe Jennifer Lopez duke debatuar në një festë pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards 2000.

Debati mes dyshes, të cilët ishin të lidhur në atë kohë, ndodhi në të njëjtën natë që Diddy tani përballet me akuzat për një sulm të rëndë seksual që përfshin një të mitur.

Nata e 7 shtatorit 2000 filloi me Diddy dhe Lopez që ndiqnin MTV VMA në Radio City Music Hall. Më pas ata shkuan në një festë e mbushur me yje e organizuar nga reperët Eminem dhe Dr. Dre.

Pavarësisht atmosferës, një dëshmitar ka treguar se ish çifti patën përplasje. “Diddy mbajti një shishe shampanjë Cristal gjatë gjithë kohës, duke u shërbyer mysafirëve të tij”, kujton burimi. Por me kalimin e natës, “tensionet u ngritën mes tij dhe J.Lo”.

Motra e J.Lo-së, Lynda, u përpoq të qetësonte situatën , por shkëmbimi vazhdoi, duke përfunduar vetëm kur Diddy bëri një dalje të papritur me Lopez dhe shoqëruesit e tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top