Begaj i thotë “Jo” kërkesës së PD për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Një ditë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë se Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet e Iranit, ka reaguar Presidenca, e cila ka sqaruar rolin që ka Këshilli i Sigurimit Kombëtar, për të cilën opozita ka kërkuar që ky këshill të mblidhet në mënyrë urgjente.

Presidenca thekson se Këshilli i Sigurimit Kombëtar është një organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës dhe nuk merr vendime për çështjet që diskuton.

Sipas njoftimit, Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet pjesë e këtij këshilli dhe informohet vazhdimisht për situatat dhe skenarët e mundshëm, si dhe për masat e ndërmarra në kuadër të protokolleve të sigurisë.

Po ashtu Presidenca shprehet se se të gjitha institucionet përgjegjëse janë vigjilente dhe po ndjekin nga afër zhvillimet, ndërsa mekanizmat e sigurisë janë aktivë dhe funksionalë.

“Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet e Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe informohet prej tyre për çdo situatë dhe skenar, si dhe për të gjitha masat që merren në kuadër të protokolleve të sigurisë.

Presidenti i Republikës ka konstatuar se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës. Mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka konstatuar se bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët e huaj e ndërkombëtarë është në nivele tejet të larta.

Presidenti i Republikës vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me partnerët tanë, si dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve të tyre kushtetuese dhe ligjore”, thuhet ne sqarim.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top