Begaj do të presë presidentin Macron në vizitën zyrtare në Shqipëri. Zbardhet agjenda

Presidenti francez Emanuel Macron do tu bashkohet punimeve të Samitit të Berlinit pasditen e të hënës së 16 Tetorit për të vijuar me vizitën zyrtare në Shqipëri.

Ndërkohë është zbardhur agjenda e takimit të ditës së nesërme ku thuhet se do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Agjenda e plotë:

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:

8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.

-Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;

-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;

-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.

Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.

Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.

08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Macron shtyu ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës (16 tetor), për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, për shkak të një sulmi terrorist në Arras (Francë) ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.

Sipas mediave franceze, mësohet se Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit, por ardhja e tij është shtyrë të hënën vonë pasdite, për pjesën dypalëshe të vizitës së tij, e cila do të zhvillohet të martën (17 tetor).

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top