Begaj del nga protokolli, i mban çadrën Macronit në Tiranë

Kreu i shtetit Bajram Begaj në pritjen e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, duket se ka dalë disi nga protokolli zyrtar. Në momentin që ka nisur parakalimi pas ekzekutimit të himneve respektive të të dy vendeve, Begaj i ka mbajtur çadrën presidentit të Francës. I njëjti gjest prej tij është përsëritur edhe në momentin e fundit kur Macron doli nga Presidenca. Sërish Bajram Begaj e ka shoqëruar me çadër drejt makinës. Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti francez në Shqipëri.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top