Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador i Zvicrës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës (rezident), si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit (jo rezident).

Ky vendim pason dorëheqjen e Mustafa Nanos nga posti i ambasadorit në Zvicër, e cila u konfirmua nga vetë ai për mediat zvicerane.

‘Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.’

Mustafa Nano, analist dhe ish-deputet, u emërua ambasador në Zvicër në korrik 2023, pas lirimit nga detyra të Ilir Gjonit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top