‘Bebi, spo më hahet buka’: Blero bën tatuazh hamburgerin

Këngëtari Blero Muharremi ditë më parë në një postim shprehu dhimbjen për largimin e ish- të dashurës.

Por kësaj radhe artisti ka vendosur që ndjenjat e tij ti shprehë në një mënyrë krejt të veçantë. Blero ka publikuar një video në rrjetin social Instagram duke bërë një tatuazh të veçantë. Blero në video shihet duke bërë tatuazh një hamburger.

Ky veprim i ri i Bleros mesa duket vjen si kundërpërgjigje për të gjitha talljet që i janë bërë këto ditë në rrjetet sociale, lidhur me specifikimin e “bukës” dhe faktit që s’po mund të hajë asgjë që nga ndarja.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top