Bebe Rexha reagon ndaj komenteve për peshën e saj

Bebe Rexha zbuloi se sindroma e vezores policistike e bëri të shtonte mbi 30 kilogramë pas reagimit të fansave për trupin e saj në ndryshim.

“Unë shkova te mjeku vitin e kaluar dhe më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike,” tha Rexha në “The Jennifer Hudson Show”. Ajo shtoi se çrregullimi hormonal është “një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë obeze.

“Unë shtova 30 paund kaq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi pozitivë dhe thjesht t’u japim njerëzve dashuri. Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tyre, kështu që është disi e vështirë. Por ndihem sikur jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo.

Rexha ka qenë shumë e hapur për çështjet e imazhit të saj në të kaluarën, duke pranuar në vitin 2021 se po ndihej “e turpëruar” për trupin e saj pas pushimeve. “Unë e peshova veten vetëm tani dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet”, deklaroi Bebe mes lotësh në TikTok. “Unë thjesht ndihem e neveritshme.” Fituesja e Grammy-it u tha fansave në atë kohë se ndoshta do të bënte një pushim nga mediat sociale sepse nuk “ndihej mirë në lëkurën e saj”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top