Bebe Rexha konfirmon ndarjen nga arkitekti grek?

Bebe Rexha ka konfirmuar ndarjen nga arkitekti grek Simos Liakos.
Në prag të Shën Valentinit, Bebe përmes rrjetit social, Instagram la të kuptohej se është single dhe e hapur për të pranuar lule nga fansat e saj.

“Shikoni, unë po bëja shaka, por shumë prej jush po thoni që dëshironi të më dërgoni lule… dhe nëse doni të më dërgoni lule, askush nuk ju ndalon. Dërgojini vajzës tuaj disa lule, sepse unë jam beqare dhe unë dua të ndjej dashurinë”, ka shkruar këngëtarja.

Ky mesazh ka bërë që fansat të spekulojnë se romanca e saj me Simos Liakos ka marrë fund, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar ndarjen. Bebe Rexha dhe Simos Liakos u panë për herë të parë së bashku në nëntor të vitit të kaluar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top