Bebe Rexha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e njohur amerikan “Delish Snacks”, ku ka ndarë me publikun detaje interesante rreth ushqimeve të saj të preferuara
Rexha foli edhe për traditat shqiptare të mikpritjes.
Gjatë bisedës, ajo tregoi se shqiptarët kanë një mënyrë shumë të veçantë të mikpritjes.
Sipas saj, gjithçka nis me shërbimin e çokollatave të vogla, për të vazhduar më pas me lëngje frutash apo pije të gazuara. Më pas, në tavolinë vendoset një tabaka me ushqime të kripura si çipsa apo kikirikë, duk krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse.