Bebe Rexha elektrizon EDM Awards, fiton çmimin kryesor ‘Female Icon Award 2026’

Këngëtarja shqiptare me karrierë globale Bebe Rexha është vlerësuar së fundmi me çmimin “Female Icon Award 2026” nga EDM Awards, duke u nderuar për ndikimin dhe rolin e saj në skenën e muzikës elektronike.

E emocionuar nga ky arritje, ajo ka ndarë në rrjetin social Instagram një video ku shihet duke pranuar trofeun, ndërsa falënderon publikun dhe komunitetin e muzikës dance për mbështetjen ndër vite.

“Wow, faleminderit EDMAs. Kjo është e pabesueshme. ‘Female Icon Award 2026’. Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi të çmendur. Faleminderit gjithashtu komunitetit të muzikës dance që më ka pranuar. Muzika dance ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës sime. Ka qenë arratisja ime, terapia ime – dhe vazhdon të jetë edhe sot. Nuk ka asgjë si ta dëgjosh këngën tënde në një festival, në klub apo në makinë. Kur bëhet fjalë për muzikën dance, ndjesia është krejt ndryshe. Faleminderit edhe një herë. Dhe sigurohuni të dëgjoni këngën time të re ‘New Religion’, me grupin e mrekullueshëm Faithless. Është publikuar tashmë. Cheers”, u shpreh ajo.

Gjatë viteve të fundit, Rexha ka qenë aktive në stilin euro-dance, duke publikuar projekte që kanë arritur sukses të gjerë ndërkombëtar. Mes tyre spikasin këngët I’m Good (Blue), One in a Million dhe New Religion, të cilat kanë fituar popullaritet të madh në publik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top