BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë për agresionin e saj kundër Ukrainës, duke goditur industrinë fitimprurëse të diamanteve, më shumë se 140 zyrtarë dhe organizata dhe ka përmirësuar disa rregulla, që Moska i ka përdorur për të anashkaluar sanksionet e mëparshme.

Paketa e re e sanksioneve, e miratuar nga Këshilli Evropian të hënën, fokusohet në ndalimin e diamantëve me origjinë ruse, imponon import shtesë dhe ndalon eksportet në Rusi, si dhe kërkon të luftojë anashkalimin e sanksioneve.

Ky është raundi i 12-të i sanksioneve, që Bashkimi Evopian ka vendosur ndaj Rusisë, që kur Presidenti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij të sulmonte Ukrainë pothuajse dy vjet më parë. Presidenti ukrainas Volodymyr ZelenskYy shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për vendosjen e masave të reja, duke thënë se ato do të “ndihmonin me të vërtetë në luftën e Rusisë kundër vendit të tij.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top