BE pezullon fondet për Serbinë/ Marta Kos: Shkak politika e Beogradit

BE-ja ka pezulluar mbështetjen financiare për Serbinë për shkak të politikës së Beogradit ndaj sistemit gjyqësor. Sipas Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, fondet do të mbeten të bllokuara derisa autoritetet në Beograd të adresojnë problemet e identifikuara në gjyqësor.

“Në këtë pikë, ne kemi pezulluar të gjitha pagesat [për Serbinë] sipas planit të zhvillimit, sepse po shohim përsëri një regres në sistemin e drejtësisë. Derisa kjo të korrigjohet, vendi nuk do të jetë në gjendje të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos në një konferencë për shtyp.

Marta Kos shprehu shqetësim për miratimin e ligjeve që minojnë pavarësinë gjyqësore, si dhe shtypjen e protestuesve dhe presionin mbi median e pavarur. Brukseli thekson nevojën për respektim të rreptë të standardeve evropiane për të vazhduar bashkëpunimin financiar.

Politico raportoi më parë këtë muaj, se BE po shqyrtonte ndërprerjen e 1.5 miliardë eurove në financim për Serbinë për shkak të lidhjeve të ngushta të Beogradit me Rusinë

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top