BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo u njoftua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Përmes një postimi në “X” Von der Leyen shkruan se BE përmes kësaj pakete të re sanksionesh do të shkurtojë buxhetin e luftës së Kremlinit.

“Ne qëndrojmë të vendosur. BE-ja sapo miratoi një nga paketat e saj më të forta të sanksioneve kundër Rusisë deri më sot. Po e shkurtojmë më tej buxhetin e luftës së Kremlinit, duke u përpjekur të ndëshkojmë 105 anije të tjera të flotës në hije, mundësuesit e tyre, dhe duke kufizuar aksesin e bankave ruse në financim,” shkroi ajo në “X’.

Von der Leyen më tej shton se nga kjo paketë tubacionet e Nord Stream do të ndalohen. Sipas saj do të ushtrohet shumë presion ndaj indrustrisë ushtarake ruse.

“Tubacionet e Nord Stream do të ndalohen. Një limit më i ulët i çmimit të naftës. Po ushtrojmë më shumë presion mbi industrinë ushtarake të Rusisë, bankat kineze që mundësojnë shmangien e sanksioneve dhe bllokimin e eksporteve të teknologjisë së përdorur në dronë,” shkruan presidentja e KE-së.

“Për herë të parë, po caktojmë një regjistër flamuri dhe rafinerinë më të madhe të Rosneft në Indi. Sanksionet tona godasin edhe ata që indoktrinojnë fëmijët ukrainas. Ne do të vazhdojmë të rrisim kostot, kështu që ndalimi i agresionit bëhet e vetmja rrugë përpara për Moskën,” përfundoi ajo.

Miratimi i paketës erdhi pas pranimit të Sllovakisë si shtet anëtar i BE-së për të sanksionuar Rusinë. Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico njoftoi dje se ka njoftuar delegacionin sllovak që të miratojë grupin e 18-të të sanksioneve. Pak ditë më parë ratifikimi i masave u shty pasi Fico u shpreh se nuk ishte i përgatitur t’i miratonte ato, duke përmendur shqetësimet e qeverisë së tij në lidhje me mjaftueshmërinë e gazit të Sllovakisë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top