BE do të hapë bisedimet për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme

Vendet e Bashkimit Evropian kanë miratuar zyrtarisht nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë javën e ardhshme, një tjetër hap në rrugëtimin e gjatë të dy vendeve për t’u bashkuar me bllokun 27-vendesh.

Belgjika, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, tha se vendet anëtare kanë rënë dakord për një kornizë negociuese, raportoi AP.

“Kjo hap rrugën për nisjen e negociatave të martën, më 25 qershor, në Luksemburg”, tha presidenca belge.

Pas një vlerësimi pozitiv nga dega ekzekutive e BE-së, krerët e BE-së kishin rënë dakord tashmë vitin e kaluar që negociatat e pranimit duhet të fillojnë me të dy vendet.

Procesi midis fillimit të negociatave me Ukrainën dhe fqinjin e saj Moldavinë dhe anëtarësimit të tyre në BE mund të zgjasë shumë vite.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top