Interi është në pritje të Benjamin Pavard, por jo përgjithmonë. Zikaltrit kanë caktuar një afat për mbërritjen e mbrojtësit francez nga Bayern Munich. Deadline i caktuar nga Marotta është e hëna, më së voni e marta. Gjithçka është e kryer mes dy klubeve dhe mes Inter e lojtarit: 30 milionë plus dy bonuse për bavarezët dhe një kontratë pesëvjeçare për francezin me pagë 4 milionë neto në sezon. Në këtë rast Inter do të ketë përfitimet e Dekretit të Rritjes. Por, Inter nuk mund të presë më shumë se afati i lënë, ndaj po mendon për alternativën: Perr Schuurs.
Nga njëra anë Bayern Munich pret të gjejë një zëvendësues në mbrojtje dhe nga ana tjetër është trajneri Thomas Tuchel i cili po frenon largimin e Pavard. Gjermani po hedh efektivisht poshtë të gjitha alternativat e vendosura në tavolinë nga drejtuesit e tij deri më tani. Marrëdhëniet me Bayern janë të shkëlqyera dhe Inter nuk ka frikë nga një kthesë në minutën e fundit, por koha po mbaron. Inzaghi ka nevojë për një mbrojtës. Kjo është arsyeja pse një plan B është në shqyrtim tek zikaltrit për të mos e gjetur veten duarbosh, para përfundimit të merkatos.
Asnjë frikë se mund të dështojë transferimi i Pavard, por një alarm i vogël te Inter ka rënë. Zikaltrit kanë besim te zbarkimi i francezit në Milano, por maturia nuk është kurrë e tepërt. Kjo është arsyeja pse tashmë qarkullojnë emrat e alternativave të mundshme. Një mbi të gjitha ai i holandezit të Torinos Perr Schuurs. Për të, presidenti granata Cairo kërkon 35 milionë euro dhe Schuurs pëlqehet edhe në Premier League. E Inter – siç raportohet nga La Stampa – është gati të bëjë një ofertë, nëse marrëveshja mee Pavard nuk mbyllet brenda tre-katër ditësh. Emri tjetër është Tanganga i Tottenham.