Bayern ofron Pavard për të lehtësuar Vlahovic: francezi “plotëson” 80 milionët e kërkuar nga Juventus

Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë forcohet ndjesia se Juventus do të bëjë një shitje të madhe në këtë merkato verore. Emrat e nxehtë sigurisht që janë ata të Dusan Vlahovic dhe Federico Chiesa, me serbin favorit për tu larguar. Më tepër, sepse në krahasim me italianin, ai do të sillte një shifër shumë më të lartë në arkat e klubit. Ka disa klube evropiane që kërkojnë një sulmues të ri dhe mes tyre është Bayern Munich. Bavarezët ende kërkojnë trashëgimtarin e Leëandoëski. Gjermanët duken të gatshëm për të negociuar, por jo për të shpenzuar 80 milionë euro. Nga ana tjetër në Torino nuk lëvizin nga ajo shifër. Kjo është arsyeja pse Benjamin Pavard u propozua, për të ulur shpenzimet kesh. Mbrojtësi francez do të mbulonte një rol në proces revolucioni (Cuadrado dhe Alex Sandro janë në dalje). Por paga e tij prej 5 milionë eurosh nuk e bën të lumtur Juven, që duhet të shkurtojë shpenzimet.

MANOVRAT BARDHEZI
Ndërkohë drejtuesit e Juventus duket se kanë vendosur të konfirmojnë Arek Milik. Ditët e fundit bardhezinjtë tentuan të rinovonte huazimin e polakut, por në fund u bindën ta blejnë plotësisht. Juventus pagoi kështu 7 milionë euro të parashikuara në marrëveshjen fillestare me Marseille.

Lexo më tej: Vlahovic mendon largimin nga Juventus, menaxheri në bisedime me Bayern

Bardhezinjtë kanë për të arkëtuar edhe nga shitja e Dejan Kulusevski. Tottenham dëshiron që suedez të qëndrojë, por duke qenë se u anashkalua detyrimi i blerjes, ata kërkojnë një zbritje. Juventus do të ishte i gatshëm të kënaqte pjesërisht Spurs, duke zbritur në 28-30 milionë. Përshtypja është se marrëveshja mund të realizohet.

Duke mbetur në fushën e rikthimeve, në Torino negociojnë me Galatasaray shitjen e mundshme të Ëeston McKennie. Amerikani u rikthye në bazë pas rënies nga kategoria e Leeds. Mbetet pastaj për tu përcaktuar e ardhmja e Arthur (aspak e lehtë) dhe Zakaria.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top