Liverpool është në fazat e fundit të finalizimit të marrëveshjes prej 95 milionë eurosh për Hugo Ekitike ndërsa Bayern Munich, është duke i mbajtur sytë hapur nëse mund të negociojë lirisht blerjen e Luis Diazit.
Sipas BILD, mbërritja e Ekitike duhet ta zhbllokojë në mënyrë efektive situatën dhe bavarezët tani janë në një pozicion të mirë për të nënshkruar me sulmuesin 28-vjeçar.
Jo vetëm kaq, pasi kampionët gjermanë po përgatisin një ofertë prej 90 milionë eurosh që duhet t’i arrijë Liverpool-it në orët e ardhshme.
Luis Diaz, i cili nuk shihet më si lojtar kyç te Liverpooli, ka arritur tashmë një marrëveshje me klubin gjerman për një kontratë deri në vitin 2029 dhe një pagë prej 14 milionë eurosh në vit. Bayern më në fund duket se e ka gjetur anësorin e majtë të dëshiruar prej kohësh.