Bayern Mynih shkatërrues, asfalton me 8 gola Wolfsburg: nuk ka rivalë në Bundesliga

Bayern Mynih nuk ndalet më. Në ndeshjen e fundit të javës së 16-të të Bundesligës, skuadra e Kompanyt mundi 8-1 Wolfsburgun në “Allianz Arena”, duke u shkëputur në renditje nga Borussia Dortmund i vendit të dytë, që tani është 11 pikë larg.

Bavarezët nisin menjëherë fort dhe zhbllokojnë ndeshjen pas 5 minutash falë autogolit të Fischerit. Wolfsburgu, i 14-ti me 15 pikë, reagon dhe në minutën e 13-të gjen barazimin me Pejcinovic. Që nga ai moment, megjithatë, skuadra e Kompanyt merr kontrollin: fillimisht rikthehet në avantazh me Luis Diaz duke e mbyllur pjesën e parë përpara, pastaj shpërthen në të dytën. Protagonist Olise me një dopietë, përveç golave të Guerreiro, Kane dhe Goretzka. Në mes edhe autogoli i Jenzit, i dyti i ditës për miqtë.

 

Të dyja skuadrat do të rikthehen në fushë të martën më 13 janar për raundin në mesjavë: Bayern Mynih do të luajë në fushën e Këlnit, ndërsa Wolfsburgu do të presë St. Pauli.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top