Thomas Tuchel dhe Bayern Munich do të ndajnë rrugët në fund të sezonit. Palët arritën një marrëveshje miqësore në orët e fundit dhe njoftimi u bë nga klubi paraditen e sotme. “Ne kemi rënë dakord që do t’i japim fund marrëdhënies sonë të punës në fund të këtij sezoni. Deri atëherë, sigurisht që do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem me stafin tim teknik për të arritur suksesin maksimal”, komentoi ish-tekniku i Chelsea. Xabi Alonso është ëndrra e klubit më të suksesshëm në Gjermani, por duhet mundur konkurrenca e Liverpool. Gjithashtu në listë janë Antonio Conte, Zinedine Zidane dhe José Mourinho.
Asnjë ndryshim në pankinë deri në qershor. Kjo është linja e zgjedhur nga Bayern Munich i cili para revolucionit të mundshëm të verës do të vazhdojë me Tuchelin pavarësisht si do të shkojë në Champions League. Trajneri gjerman është i shkarkuar edhe pse i sigurtë deri në fund të këtij sezoni. Kontrata e tij me bavarezët sidoqoftë do të mbyllet një vit para kohe.
SQARIMI I DREESEN
“Gjatë një diskutimi të hapur dhe të thelluar, ne kemi arritur në vendimin për të ndërprerë marrëdhëniet tona të punës në verë. Qëllimi ynë është të ndjekim një drejtim të ri futbollistik me një trajner të ri për sezonin 2024/25,” tha CEO i Bayern Jan-Christian Dreesen -. Deri atëherë, çdo individ i klubit është i ftuar shprehimisht për të arritur maksimumin e mundshëm në Champions League dhe Bundesligë. Edhe, në këtë kuptim, e konsideroj përgjegjës ekipin. Veçanërisht në Champions League, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë me Lazion, jemi të bindur se do të arrijmë në çerekfinale me një Allianz Arena të mbushur plot dhe me tifozët tanë që na ndjekin”.
MË KEQ SE NAGELSMANN
Tuchel, i cili mori drejtimin e ekipit nga Nagelsmann më 24 mars 2023, ka një kontratë deri më 30 qershor 2025. Por tekniku, në pankinën e Bayern, nuk ka arritur të arrijë rezultatet e dëshiruara. Pasi fitoi Bundesligën më shumë falë vetëvrasjes sportive të Borussia Dortmund sesa për meritat e tij, Tuchel humbi Superkupën e Gjermanisë dhe doli para kohe në Kupë kundër modestëve të Saarbrücken. Ata janë aktualisht në vendin e dytë në kampionat, 8 pikë pas Leverkusen, me shpresat e tyre për fitoren përfundimtare të reduktuara ndjeshëm. Megjithatë, në Champions League kanë ecur mirë, deri në humbjen në Olimpico kundër Lazios në ndeshjen e parë të 1/8 të Champions.
NJOFTIMI I BAYERN