Bayern Munich nuk ndalet pas Kane, e bëjnë prioritet transferimin e tij

Bayern Munich thuhet se po vazhdon ndjekjen e sulmuesit të Tottenham, Harry Kane, i cili është në vitin e fundit të kontratës, transmeton Gazeta Metro.

Zbulohet se anëtari i bordit të Bayern, Karl-Heinz Rummenigge po udhëheq përpjekjet për të nënshkruar me 29-vjeçarin.

Pavarësisht këmbënguljes së Tottenham që Kane nuk është në shitje dhe mosgatishmëria e klubit për të pranuar ndonjë ofertë për kapitenin e Anglisë, Bayern është i prirur të vlerësojë gatishmërinë e Tottenham për të shitur këtë verë.

Kampionët gjermanë janë të interesuar të nënshkruajnë Kane në një transferim të lirë kur kontrata e tij të skadojë në 2024, siç është raportuar nga SkySports.

Kane së fundmi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tottenhamit dhe po i afrohet edhe rekordit të Premier Ligë.

Sulmuesi ka shënuar 28 gola në 37 ndeshje të Premier Ligës deri më tani në sezonin 2022/23, duke treguar edhe më shumë formen e tij fantastike.

Në lidhje me këtë, nuk është çudi që shumë klube të ndryshme kanë shfaqur interes për sulmuesin anglez.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top