Bayern, Liverpool e Barcelona zgjedhin trajnerët: ja kush do të marrë drejtimin e gjigantëve të futbollit

Dy kanë thënë se do të largohen nga klubi i tyre në fund të sezonit, tjetri largohet për shkak të zgjedhjes së klubit. Klopp dhe Xavi kanë vendosur që ka ardhur koha dhe nuk ka sesi të ndryshojnë mendje. Nga ana tjetër, Tuchel paguan për faktin se Bayern Munich, për herë të parë në më shumë se një dekadë, nuk arriti të fitojë titullin kombëtar (pavarësisht se është në gjysmëfinale të Champions) dhe mbi të gjitha ka një dhomë zhveshje që nuk e duron dot.

KUSH DO TË VIJË NË VEND TË TYRE?
Liverpool, pas një përpjekjeje të kotë me Xabi Alonso, u hodh mbi Amorim, arkitektin e momentit të artë të Sporting Lisbona në vitet e fundit. Më pas interesimi u ftoh dhe portugezi duket se është afër marrëveshjes me West Ham. Reds, në anën tjetër, janë të bindur se Slot, trajneri i Feyenoord, është zgjedhja e duhur. Ai fitoi në Holandë Kupën Kombëtare dhe Eredivisie sezonin e kaluar, por, mbi të gjitha, ai ka një stil të lojës ofensive dhe Pep Guardiolën si pikë referimi. Burime të ndryshme, mes tyre edhe “The Athletic”, e konsiderojnë atë si kandidatin real për të zëvendësuar Klopp te Liverpool.

BARCELONA E KA NË SHTËPI TË ARDHMEN
Te Barcelona duhet kthyer domosdoshmëria një virtyt. Paratë janë të pakta dhe fokusi është te siguria. Për trajnerin gjithnjë është kërkuar brenda shtëpisë, sepse kushton pak dhe ka të injektuar parimet blaugrana të futbollit: nga Rinus Michels, deri te Cruyff dhe Guardiola, janë baza për tu pranuar në stolin katalanas. Kjo është arsyeja pse kandidati i madh për postin që do të lërë bosh Xavi është Rafa Marquez. Ish-lojtari i Barcelonës dhe drejtuesi aktual teknik i Barça B do të bënte të njëjtën rrugë si Pep dhe Luis Enrique.

Bayern Munich, pasi provoi më kot me rivalin numër një të këtij viti, Xabi Alonso dhe tentoi një kthim të bujshëm në të kaluarën me Nagelsmann e Flick, është orientuar drejt arkitektit të mrekullisë Red Bull që minoi themelet taktike të futbollit gjerman: Ralf Rangnick. Pasi ra nga radari i futbollit të madh dhe mbeti në hije te Milan në vitin 2020, ai u kthye në qendër të vëmendjes për mënyrën se si e drejtoi Austrinë si trajner. Mund të jetë gjithashtu një zgjidhje urë, për të provuar përsëri me Xabi Alonso pas një viti. Hipoteza është më se konkrete edhe pse Peter Schöttel, drejtori sportiv i kombëtares austriake, deklaron: “Ralf Rangnick ka një marrëdhënie të vlefshme kontraktuale. ÖFB nuk ka marrë asnjë kërkesë për lirimin e tij”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top