Bayern, Drejtori i ri Sportiv Eberl i çmendur pas Xabi Alonso: “E kërkonte që para tre vjetësh”

Pas lamtumirës së paralajmëruar të Thomas Tuchel në fund të sezonit, revolucioni vazhdon te Bayern Munich. Max Eberl, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027, është prezantuar si Drejtori i ri Sportiv dhe do të marrë detyrën më 1 mars. Sfida e tij e parë e madhe është gjetja e teknikut të ri dhe të gjitha shenjat tregojnë për Xabi Alonso si opsionin primar. “Tre vjet më parë u përpoqa ta marr te Borussia Monchengladbach, kur drejtonte ekipin B të Real Sociedad. Ai më falënderoi, por nuk pranoi duke thënë se duhet të fitonte përvojë – shpjegoi ai në konferencën për shtyp -. Përtej gjithçkaje që po analizojmë, ka trajnerë nën kontratë me klube të tjera dhe të tjerë të lirë, do të shohim. Por padyshim që tekniku i ardhshëm është përparësia sepse atëherë, pasi të gjejmë trajnerin e duhur, do të mendojmë për lojtarët më të përshtatshëm për të”.

DEKLARATA E EBERL
“Unë nuk jam shpëtimtari i vendit – tha Eberl gjatë prezantimit të tij -, por kam një dëshirë të madhe për të ndihmuar Bayern. E do të përpiqem ta bëj këtë falë punës që do të bëjnë me mua njerëz me shumë përvojë. Gjetja e lojtarëve të rinj është një punë që e bëj për një kohë të gjatë me shumë kënaqësi. Këtu detyrat do të jenë shumë më tepër, por për mua është kënaqësi të punoj për suksesin e Bayern. Kam qenë këtu si lojtar prej 15 vjetësh. Kam parë klubin të rritet dhe ka qenë gjithmonë klubi im i zemrës. Jam i lumtur me këtë rol që ka përgjegjësi të madhe, por edhe shumë entuziazëm”.

Këtë vit, Xabi Alonso arriti kurorëzimin e tij në krye të Bayer Leverkusen, skuadra e vetme e pamposhtur këtë sezon dhe në krye të Bundesligës. Një punë e shkëlqyer që nuk ka kaluar pa u vënë re, aq sa edhe Liverpool po e mendon seriozisht për epokën post-Klopp.

KUSH ËSHTË MAX EBERL
I lindur në Bogen të Bavarisë së Poshtme, Eberl mbërriti te Bayern në moshën gjashtë vjeçare, duke bërë gjithë rrugëtimin deri në debutimin e tij në ekipin e parë. Karriera e tij menaxheriale filloi në 2005 te Borussia Mönchengladbach, fillimisht si koordinator i të rinjve, më pas si drejtor sportiv. Ai dha dorëheqjen në janar 2022 dhe punoi si drejtor menaxhues i sportit te Leipzig nga fundi i vitit 2022 deri në shtator 2023.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top