Bayern beson, Kane sfidon Inter: “Jemi gati dhe të bindur se mund ta përmbysim”

“Nuk fle shumë pas ndeshjeve, sidomos pasi humbas disa raste. Por duhet të shqetësohesh nëse nuk ke raste, jo nëse i humb. Jam gati.” Sulmuesi i Bayern Munchen, Harry Kane, jep sinjalin e mobilizimit në prag të ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të Champions League kundër Inter.

Gabimet e ndeshjes së parë janë lënë pas. “Mendoj se kemi mjaftueshëm motivim. Jemi të bindur se mund ta përmbysim rezultatin, edhe në ndeshjen e parë mund të kishte shkuar ndryshe. Nuk mendoj që Interi e konsideron të sigurt kalimin e turit, besoj se presin një betejë – shtoi sulmuesi anglez në konferencë për shtyp –. Duhet të luajmë më mirë sesa në ndeshjen e parë dhe të jemi më cinikë. Por është një sfidë për të cilën jemi gati, edhe pas vërshëllimës së fundit në Munih ishim të bindur se mund ta përmbysnim në kthim. Inter është një skuadër e madhe, shumë e mirë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Presim një ndeshje të vështirë. Kam thënë se Inter festoi tepër? Ndoshta ishte vetëm emocion i momentit. Ndoshta e teprova duke folur menjëherë pas ndeshjes. Kam shumë respekt për Inter, si skuadër dhe si klub. Nuk besoj se kishte ndonjë gjë të keqe, nuk është e lehtë të fitosh në Mynih”.

E më tej: “A i kemi provuar penalltitë? Unë i provoj gjithmonë ditën para një ndeshjeje, nuk ka pasur asnjë ndryshim këtë herë.” Acerbi ka thënë se Kane është ndoshta sulmuesi më i mirë në botë. “Ka shumë përvojë, e di si të veprojë për të ndalur lojtarët e mëdhenj. Më pëlqejnë këto sfida. I vlerësoj komplimentet që më ka bërë, më pëlqen të ndihmoj skuadrën dhe të bëj gjithçka që kërkon ndeshja. Nesër duhet të bëj të ndjehet prania ime edhe në zonë, duke ndihmuar për të zbutur presionin. Nuk po rri dot pa pritur”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top