Bayern Munich është një nga skuadrat më të kërkuara dhe më të njohura në Evropë, por në mënyrë paradoksale, për momentin, askush nuk duket i gatshëm të shkojë t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm. Bavarezët, të cilët do të ndahen me Tuchel në fund të sezonit, janë në kërkim të një trajneri të ri me të cilin mund të rikthehen te titulli pas humbjes së pësuar në Bundesligë nga Bayer Leverkusen.
Për momentin, megjithatë, profilet e kontaktuara i janë përgjigjur me një refuzim të madh drejtuesve të tashmë ish-kampionëve të Gjermanisë. Fillimisht ishte zbulimi i sezonit, Xabi Alonso e pastaj Nagelsmann. Të dy hodhën poshtë mundësinë për të shkuar si trajner në Bavari. Megjithatë, mesa duket nuk janë të vetmit që janë përgjigjur “Jo, faleminderit”…
BAYERN, EDHE UNAI EMERY THOTË “JO”
Në fillim, zgjedhja e Bayern Munich kishte rënë mbi Xabi Alonso, ende i pamposhtur me Bayer Leverkusen në këtë sezon të frikshëm. Spanjolli refuzoi, duke shprehur dëshirën për të vazhduar rrugëtimin e tij me “Aspirinat”. Më pas drejtuesit e bavarezëve thirrën Nagelsmann, por rikthimi i tij nuk u realizua pasi trajneri rinovoi marrëveshjen me kombëtaren gjermane. Por duke qenë se nuk ka kurrë dy pa tre, pak orë më parë erdhi një tjetër refuzim i madh.
Lexo më tej: Zidane, trajneri i ardhshëm i Bayern Munich: akordi fare pranë mes klubit e francezit
I fundit që nuk propozimin e Bayern ishte Unai Emery, menaxheri aktual i Aston Villa, i cili po bën shumë mirë këtë sezon në Premier League dhe në Conference League. Ish-tekniku i PSG-së, Arsenal dhe Villarreal ndër të tjera, dëshiron të qëndrojë në Birmingham dhe së shpejti do të rinovojë kontratën.
Lista e preferencave të drejtuesve bavarezë po zvogëlohet. Pasi Bayern Munich ka mohuar interesimin për Zidane, tashmë kanë mbetur emrat e Rangnick dhe De Zerbi, të cilët megjithatë kanë edhe kërkesa të tjera.