Bastoni kërkon ekuilibër në derbi: “Milan gati për luftë, do të jetë një tjetër betejë e ashpër”

Alessandro Bastoni është njeriu i kopertinës për ndeshjen e shumëpritur të sotme. Në euroderbi, Inter pas 2-0 në ndeshjen e parë, është vetëm 90′ larg një finaleje historike të Champions League. “Si do të jetë udhëtimi nga Appiano Gentile në San Siro? Si çdo herë tjetër. Sepse, siç e thashë më parë për Benfica, është një ndeshje futbolli dhe si e tillë duhet jetuar. Me gjithë gëzimin dhe dashurinë që ndjejmë për këtë sport – deklaroi mbrojtësi zikaltër -. Do të jetë e rëndësishme të mbajmë një ekuilibër të madh, sepse do të jetë një tjetër betejë e vështirë. Ata do të jenë të ashpër sepse duhet të rikuperojnë rezultatin. Ne do të duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të luajmë siç dimë. Fuqia e këtij grupi është se jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi. E dimë se vetëm të bashkuar mund të marrim kaq shumë kënaqësi”.

Bastoni ripërshkon rrugën e vështirë që e çoi Inter në gjysmëfinale të kompeticionit. “I gjithë udhëtimi ynë ishte i rëndësishëm. Shumë në grup menduan se ishim të dënuar dhe në vend të kësaj ne u kualifikuam”.

 

Nëse do të zgjidhte ndeshjen më të bukur, Bastoni nuk ka dyshime: “Ajo kundër Benfica (ku u vlerësua nga UEFA si lojtari më i mirë në fushë, red.). Ishte një ambient shumë i ngrohtë, një atmosferë e pabesueshme dhe fitorja është edhe më e bukur kështu”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top