Bastiset shtëpia e ish-presidentit të Brazil, ja pse hetohet Bolsonaro

Policia në Brazil ka bastisur shtëpinë e ish-presidentit Jair Bolsonaro në kryeqytetin Brasilia, si pjesë e një hetimi ndaj një grupi që dyshohet se kishte bërë ndryshime në një databazë me të dhënat qeveritare për vaksinat kundër COVID-19.

Këshilltari i afërt i Bolsonaros, u arrestua në lidhje me këtë rast, ndërsa vetë ishtë presidenti ka thënë se ai nuk ka asnjë lidhje me rastin që po hetohet.

Policia tha se baza e të dhënave ishte ndryshuar për të ndryshuar statusin e vaksinimit të disa individëve të paidentifikuar. Në deklaratën e saj policia federale tha se “të dhëna të rreme” ishin futur në të dhënat e vaksinimit kundër COVID-19 të Ministrisë së Shëndetësisë të Brazilit.

Policia tha se po kryente 16 urdhra kontrolli dhe sekuestrimi dhe po ekzekutonte gjashtë urdhër-arreste si pjesë e operacionit.

Sipas policisë, kjo është bërë në mënyrë që individët të cilëve u ishte ndryshuar statusi i vaksinimit të mund të merrnin certifikatat e vaksinimit të nevojshme për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në atë kohë.

Bolsonaro, i kundërshtoi këshillat e ekspertëve për menaxhimin e pandemisë dhe bëri shaka se vaksina mund t’ju “kthejë në një aligator”, qëndroi në Orlando, Florida deri më 30 mars, kur u kthye në Brazil.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top