‘Bastexhiu’ Fagioli, në fushë pas 7 muajsh: me të Juventus shënoi 3 gola në tetë minuta

Mund të ketë qenë edhe rastësi, por që kur u fut në fushë Nicolò Fagioli, Juventus shënoi tre gola dhe ktheu në rrugën e duhur një ndeshje që ishte e humbur. Pas shtatë muajsh jashtë për shkak të pezullimit, mesfushori i ri i Juventus u rikthye në fushë me një rikuperim të bujshëm në Bologna. Vetëm rreth njëzet minuta në fushë për të shijuar emocionet e një ndeshjeje të vërtetë, në përpjekje për të lënë gjithçka pas shpine. Natyrisht, duke shpresuar se do të mjaftojë edhe për të bindur teknikun e Italisë Luciano Spalletti për ta marrë në Kampionatin Evropian.

Fagioli, i dënuar nga Federata për shkak të basteve të vëna, që është kundër rregullores së futbollit, ka përfunduar pezullimin. Në Dall’Ara 23 vjeçari është futur në fushë, duke zëvendësuar Rabiot në minutën e 71′. Gjatë kohës që ishte i pezulluar Fagioli është stërvitur me Juventus, por pa mundur të luajë në ndeshje. Rikthimi i mesfushorit të talentuar mund të konsiderohet edhe blerja e parë bardhezinjve për sezonin e ardhshëm.

Juventusi, në shenjë besimi, për kualitetin e vlerën e lojtarit, ka njoftuar rinovimin me Nicolò Fagioli deri më 30 qershor 2028. Një deklarim vlerësimi dhe mbështetje e madhe për mesfushorin e ri, i skualifikuar për 7 muaj (plus 5 masa alternative) deri më 19 maj 2024 për çështjen e basteve. Drejtori i futbollit të Juventus, Cristiano Giuntoli, përsëriti mbështetjen e plotë të Juventus për lojtarin në këtë moment të komplikuar. “Ne konfirmojmë atë që patëm mundësinë ta komunikonim disa javë më parë. Ne mbështesim Nicolò Fagioli në udhëtimin e tij terapeutik dhe stërvitor dhe duam t’i ofrojmë të gjithë mbështetjen që do t’i duhet në muajt e ardhshëm”.
https://x.com/juventusfcen/status/1792669125518454910?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1792669125518454910%7Ctwgr%5Ed2f307f52df07cb5d935d8a36880c57b9b52b3f6%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F21%2Fbastexhiu-fagioli-ne-fushe-pas-7-muajsh-me-te-juventus-shenoi-3-gola-ne-tete-minuta%2F

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top