Bast 1.5 milionë euro: Fati i Argjentinës në rrezik sonte, e përkrah Drake

Reperi Drake ka vendosur një bast prej 1.5 milionë dollarë apo ndryshe 1.28 milionë euro për fitoren e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Artisti publikoi në Instagram një fotografi të bastit të vendosur në platformën Stake, pak orë para finales që zhvillohet në “New York New Jersey Stadium”.

Nëse Argjentina fiton trofeun, Drake pritet të arkëtojë mbi 5 milionë dollarë apo ndryshe 4.36 milionë euro.

Krahas fotografisë së bastit, ai shkroi me humor: “Cila ishte ajo shprehja? Më shumë fat herën tjetër…”, duke shprehur besimin te kombëtarja argjentinase.

Drake është i njohur për bastet e tij të mëdha sportive, por edhe për humbjet e bujshme.

Së fundmi, ai humbi rreth 850 mijë euro pasi Conor McGregor u mposht nga Max Holloway në UFC.

Prej vitesh në rrjetet sociale qarkullon edhe teoria e quajtur “Mallkimi i Drake”, sipas së cilës skuadrat ose sportistët që ai mbështet publikisht shpesh përfundojnë duke humbur.

Tashmë mbetet të shihet nëse Argjentina do ta thyejë këtë “mallkim” në finalen ndaj Spanjës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top