Bashkimi Europian ndan 90 miliardë euro për Ukrainën

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh, pasi nuk arritën pajtim për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.

 


Marrëveshja, për të cilën liderët thanë se do t’i plotësojë nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, u arrit pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel, raporton BBC.

 

“Ne u angazhuam, ne e realizuam,” shkroi në X shefi i BE-së, Antonio Costa, teksa njoftoi marrëveshjen për ofrimin e një kredie të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u kishte bërë thirrje liderëve që të përdorin 200 miliardë euro asete ruse të ngrira, por Belgjika, ku mbahet pjesa dërrmuese e këtyre fondeve, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, kërkesë që rezultoi e papranueshme për vendet e tjera.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top