Bashkimi Europian ashpërson ligjet e azilit

BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të sigurta të origjinës, e cila vlen për të gjithë BE-në.

Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia konsiderohen tani si vende të sigurta. Kërkesat për azil nga shtetasit e këtyre vendeve do të përpunohen më shpejt.

Në parim edhe vendet kandidate për anëtarësim në BE do të klasifikohen sivende të sigurta origjine.

Përjashtime bëhen për vendet që përjetojnë luftë ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Qëllimi i rregullores është të standardizojë dhe shkurtojë procedurat e azilit brenda BE-së.

Procedura më të shkurtra azili

Me hyrjen në fuqi të klasifikimit ndryshojnë edhe kushtet për azilkëruesit nga këto vende. Pra jo vetëm që shkurtohen procedurat, por në të njëjtën kohë edhe barra e provës bie më shumë mbi azilkërkuesit. Shpesh kufizohet edhe qasja në tregun e punës.

39 organizata dhe grupe të të drejtave të njeriut, ndër to edhe Pro Asyl dhe SOS Humanity, e kritikuan rregulloren e re. Sipas tyre ajo nuk sjell ndonjë lehtësi lidhur me dëbimin e azilkërkuesve, sepse një gjë e tillë ishte e mundur edhe më parë.

Por kufizon të drejat e azilkërkuesve nga vendet e përfshira në listë, për shembull në lidhje me qasjen në tregun e punës, gjë që është problematike parë nga perspektiva e politikave të integrimit. Rregullorja është pjesë e paketës së BE-së për migracionin dhe azilin, e cila është planifikuar të hyjë në fuqi në qershor 2026. /DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top