Bashkia e Tiranës i përgjigjet Ramës për shkarkimet: Ndërhyrje politike në kompetencat e kryebashkiakut

Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për ndërhyrje politike në kompetencat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ushtrim presioni publik ndaj drejtuesve të administratës bashkiake. Reagimi vjen pas deklaratave të Ramës, i cili kritikoi largimin nga detyra të punonjësve që, sipas tij, nuk bëjnë “like” apo “share” postimeve të Veliajt nga burgu.

Në një deklaratë për mediat, bashkia e Tiranës thekson se emërimet dhe shkarkimet në administratë janë kompetenca që ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e preferencave personale.

Më herët, Rama kishte ngritur publikisht pikëpyetje për largimin nga detyra të një drejtueseje të Policisë Bashkiake, duke pretenduar se shkak ishte mungesa e mbështetjes për postimet e kryebashkiakut në rrjetet sociale.

Deklarata për shtyp:

Bashkia Tiranë dënon ndërhyrjet politike të Kryeministrit Edi Rama në kompetencat dhe vendimmarrjen e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, si dhe presionin e ushtruar publikisht ndaj drejtuesve të administratës bashkiake.

Bashkia Tiranë nuk është institucion në varësi personale të Kryeministrit. Autonomia e saj garantohet nga neni 13 i Kushtetutës dhe ligji nr. 139/2015. Emërimet dhe shkarkimet në administratën bashkiake janë kompetenca që ushtrohen sipas ligjit, jo sipas preferencave personale.

Deklaratat dhe presionet e fundit janë vijim i një qëndrimi që ngre shqetësime serioz se masa e sigurimit personal ndaj kryetarit të zgjedhur po shfrytëzohet për të neutralizuar autoritetin e tij institucional dhe për të imponuar kontroll politik mbi Bashkinë Tiranë.

Asnjë qëndrim politik nuk mund të justifikojë cenimin e autonomisë vendore dhe të vullnetit të qytetarëve të Tiranës. Bashkia Tiranë kërkon ndërprerjen e çdo ndërhyrjeje politike në vendimmarrjen e saj dhe respektimin e plotë të rendit kushtetues. Bashkia Tiranë u përket qytetarëve të saj, jo preferencave personale të Kryeministrit dhe do i shërbejë deri në fundit zgjedhësve të saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top