Bashkëshortja e Aleks Nikës flet pas daljes nga SPAK: Dhashë disa fakte

Rajmonda Nika, e veja e Aleks Nikës, protestuesit të vrarë gjatë protestës së 21 janarit, dëshmoi këtë të hënë për rreth 3 orë në Prokurorinë e Posaçme.

Në dalje të SPAK, Nika dha dhe një pronocim të shkurtër për media, ku qëndroi hermetike mbi dëshminë e saj.

Ajo tha se kishte dhënë disa fakte, por pa folur specifikisht.

Sa i përket audio-përgjimit të 21 janarit, ajo tha se nuk e dorëzoi në SPAK, por që do të dorëzohet më vonë.

“Jo nuk depozitova prova. Dhashë disa fakte dhe nuk mund t’i bëjë publike”, tha Nika.

Ishte pikërisht Rajmonda Nika e cila kërkoi në Gjykatën e Lartë rihapjen e dosjes së 21 janarit nga SPAK.

Nisur nga vendimi i Gjykatës së Lartë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 15 korrik ka regjistruar procedimin penal për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës”, e kryer në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me 3 protestuesit e vrarë në tubimin e 21 janarit 2011.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top