Mëngjesin e sotëm Enca u arrestua nga policia e Tiranës për mbjellje kanabisi në kushte shtëpie.
Plot 5 vazo me hashash iu kapen në shtëpinë e saj në Lundër, në periferi të Tiranës.
Mirëpo ku ndodhej ajo tre ditë më parë? Në jug të vendit duke shijuar pushimnet e saj që nuk mbarojnë kurrë.
Pas vendeve ekzotike, fundjavën që lamë pas këngëtarja zgjodhi jugun e Shqipërisë për t’u relaksuar. Fotot nga këto pushime nuk munguan në Instagramin e saj.
Sakaq kujtojmë që pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të është arrestuar dhe i dashuri i saj.