Basha sfidon Berishën: Voto vetingun në politikë të tregojmë kush është peng e kush jo

Lulzim Basha ka sfiduar Sali Berishën, duke i kërkuar që të votojë vetingun për politikanët, për të parë më pas sipas tij, se kush është peng dhe kush jo.

“Ka vetëm një rrugë që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët dhe familjarët e tyre.

Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë. Kjo është rruga e vetme për të çliruar pengjet, luftuar korrupsionin dhe pastruar politikën”, shprehet Basha në një reagim në Twitter.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top