Basha pret delegacionin nga Ukraina, “harron” bluzën si Zelensky

 

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, priti sot një delegacion nga Ukraina në përbërje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opinionistë dhe aktivistë.

Basha ka postuar disa foto nga takimi, ku siç shihet ai është i veshur me xhaketë e këmishë. Me siguri që nuk mund t’i impresiononte ukrainasit me bluzën në ngjyrat ushtarake njësoj si ajo e Zelenskyt.

Me atë bluze, Basha tentoi të “ripaketonte” vetën disa muaj më parë teksa njoftoi rikthimin në garën formale për të rimarrë partinë e vulës nga Aliebaj. Sot PD vijon të jetë e përcarë. Shumica e deputetëve ka shkuar me Sali Berishën ndërsa Lulzim Bashës i ka mbetur vula dhe vetëm 11 deputetë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top