Basha përjetësisht kryetar, fshin fjalën “dorëheqje” nga statuti

Teksa pritet të nisë zyrtarisht Kuvendi Kombëtar i PD-së zyrtare, zbardhen disa nga vendimet do të merren sot nga demokratët.

Në statutin e PD-së, në nenin 45, flitet për rolin e kryetarit të PD-së, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë që e detyron atë që të japë dorëheqje nëse humb zgjedhjet.

Basha përjetësisht kryetar, fshin fjalën
Statuti i ri

Në këtë nen vërehen disa ndryshime siç janë fakti se kush e drejton partinë kur nuk ka kryetar, ndërsa tashmë rolin e kryetarit mund ta bëjë dhe nënkryetari. Teksa më herët me propozim të sekretarit të Përgjithshëm, kur mungonte autorizimi nga kryetari, Këshilli Kombëtar zgjidhte njërin nga nënkryetarët, tashmë është hequr kjo hallkë dhe kompetencat i kanë kaluar Kryesisë së partisë.

Basha përjetësisht kryetar, fshin fjalën
Statuti i vjetër i PD-së
Në nisje të mbledhjes, Lulzim Basha është pritur me brohërima dhe duartrokitje nga anëtarët.

Më herët, në një reagim në ‘Facebook’, Partia Demokratike shkroi se ky takim vjen në një moment vendimtar për vendin dhe se PD ka zgjedhur reformimin dhe modernizimin e partisë opozitare. Mësohet se agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore; Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore; Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Këto ndryshime i ka paralajmëruar dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë takimeve të tij me demokratët. Ai tha se në Kuvend sot do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen, forcimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top